Brazili nuk do ketë të gatshëm Neymar në ndeshjen kundër Zvicrës dhe Kamerunit në Kupën e Botës. Sfida me Zvicrën që është programuar për të hënë do shohë jashtë një nga yjet e këtij turneu, që pësoi lëndim në kyçin e këmbës në ndeshjen hapëse të Botërorit kundër Serbisë.
Fitorja 2-0 e Selecao nuk kaloi pa probleme, teksa sulmuesi Neymar u dëmtua në minutën e 77 të ndeshjes. Ndërhyrja e ashpër e Nikola Milenkovic në këmbën e djathtë të brazilianit, bëri që Neymar të jetë nën kontroll mjekësor për 24-48 orë.
Me kyçin e këmbës së enjtur, Neymar u pa me lot në sy pas daljes dhe zëvendësimit me Antony. Pritet që Neymar mos jetë i gatshëm edhe në ndeshjen e tretë të grupit kundër Kamerunit, me lojtarin që nuk e ka humbur Botërorin pasi sulmuesi do jetë gati për fazën me eleminim. Veç Neymar, edhe Danilo vuan një ndryshje të kyçit të këmbës.

Komente

