KATAR 2022/ 'Na duhet trofeu', Lionel Scaloni para finales së Botërorit: Luhet Argjentinë - Francë dhe jo Messi - Mbappe

KATAR 2022/ 'Na duhet trofeu', Lionel Scaloni para finales së Botërorit: Luhet Argjentinë - Francë dhe jo Messi - Mbappe

Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës

Argjentina dhe Franca luajnë nesër në 16:00 për finalen e Kupës së Botës "Katar 2022". Në "Lusail Stadium" mes 88 mijë tifozëve të pranishëm dhe miliona të tjerëve nga e gjithë bota, dy skuadrat do kërkojnë trofeun. Përpara ndeshjes foli edhe trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni. Tekniku u ndal të veçonte aftësitë e Mbappe por sipas tij nuk do jetë vetëm një duel mes sulmuesit të Francës dhe Messit por përballja në fushe do jetë mes 22 futbollistëve.

“Franca nuk është vetëm Mbappe, ajo ka shumë lojtarë që janë shumë të rrezikshëm. Kylian është shumë i ri dhe ai ende mund të përmirësohet si lojtar”, tha fillimisht Scaloni.

Trajneri vijoi me emocionet e një pragndeshje të tillë, duke thënë se diçka e tillë duhet të shijohet dhe të mendohet ecuria e Argjentinës në këtë rrugëtim.

 “Kur e shijon, gjërat shijojnë ndryshe. Grupi është në më të mirën e tij. Jam shumë entuziast. Këto janë momente të bukura për t'u shijuar. Edhe pse jemi në prag të një finaleje, e rëndësishme është rrugëtimi që kemi bërë për të ardhur deri këtu. Është një mundësi që më dha futbolli dhe Argjentina. Jam i bindur se kur e shijon, gjërat shijojnë ndryshe", tha Scaloni mes emocionesh.

Trajneri i Argjentinës foli për djemtë e rinj që i janë bashkuar ekipit dhe tanimë janë në një finale, duke thënë se duhet të shfrytëzojnë këtë eksperiencë për karrierën e tyre.

“Djemtë që dikur ishin pjesë e ekipeve të të rinnjve janë rritur dhe janë në final.  Ata e kanë treguar veten. Nico Domínguez, Juan Musso, Martínez Quarta, Nico González, Joaquín Correa. Jemi krenarë që janë këtu. Është triumfi ynë më i madh, që të gjithë ndihen pjesë e tij. Triumfi ynë më i madh është se të gjithë ndihen pjesë e tij. Kjo është thelbësore", thotë Scaloni.

Sesa e rëndësishme është ndeshja, mjafton të kujtojmë se ky duel do jetë në histori. Për Scalonin nesër nuk do ketë përballje Messi - Mbappe por Argjentinë - Francë.

“Duhet t'i shijojmë këto momente derisa të fillojë ndeshja. E gjithë kjo do të mbetet në histori. Ndeshja e nesërme është Argjentina kundër Francës, përtej Messi-Mbape. Unë nuk mendoj se arbitri mund të dëmtojë askënd. Arbitri ia doli mirë kundër Australisë. Le të shpresojmë se do ta bëjë përsëri", tregoi trajneri.

Mediet bëjnë me dije se 55 mijë tifozë do jenë argjentinas në stadium, me Scalonin që kërkon përgjegjshmëri për t'i dhënë atyre atë që meritojnë.

"Shpresoj që të gjithë njerëzit të mund të bashkohen me ne dhe ne t'u japim atyre gëzim. Shpresojmë se mund ta fitojmë kupën, do të ishte mirë. Ne dimë si t'i sulmojmë, ne kemi një plan të qartë loje", përfundoi Scaloni.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar