Një sensor i vendosur brenda topit ‘Adidas’ të Botërorit i ka dhënë fund pretendimeve të Ronaldo-s për të qenë ai autori i golit të parë kundër Uruguajit.
FIFA ia akordoi Bruno Fernandes, por 5 herë ‘topi i artë’ pretendoi se e kishte prekur topin me kokë para se të përfundonte në rrjetë. Për rrjedhojë ‘Adidas’ ka bërë një postim ku shkruan se sensori që dallon mbi 500 ndjesi brenda sekondit nuk ka patur asnjë prekje pas goditjes së Bruno Fernandes.

Sensori në fjalë ndihmon shumë edhe sistemin ‘VAR’ për të dalluar pozicionet jashtë loje ‘goal line tecnology’.

