KATAR 2022/ Videot virale, nga përjetimi i fëmijëve meksikan te shkulja e derës së shtëpisë nga tifozët arab! 'Rihana' shfaqet si braziliane

Botërori prodhon emocione të jashtëzakonshme dhe kush më më mirë se tifozët e Meksikës mund ta përligjin këtë. Aq më shumë kur janë fëmijë.

Në ndeshjen e parë të Katar 2022 Meksika barazoi pa gola kundër Polonisë. Mirëpo europianët patën mundësi të kalonin në avantazh me Leëandoëskin i cili fitoi një penallti. Që në këtë moment, qinda fëmijë në Meksikë të cilët ishin mbledhur bashkë për të parë kombëtaren nisën të thërrisnin emrin e portierit Ochoa. Dhe në fund iu shpërblye…

Ochoa është një emblemë e Botërorit, pasi si shumë pak të tjerë merr pjesë për herë të pestë dhe njihet për disa pritje vendimtare.

Sakaq sot në Arabinë Saudite është shpallur festë kombëtare për fitoren kundër Argjentinës, por në rrjet kanë nisur të qarkullojnë përjetimet e golit të fitores një ditë më parë. Disa tifozë janë aq të papërmbajtshëm sa që shkulin derën e shtëpisë për ta flakur tutje …

Kamerat në Katar 2022 kanë fokusuar edhe një tifozë, e cila ka një ngjashmëri të frikshme me këngëtaren Rihana. Madje ende shumë persona nuk e besojnë se ajo është thjeshtë Priscila Beatrice, një tifozë e Brazilit.

 

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë