Plot 14 globa gjigandë, në përbërje çeliku, ishin vendosur në mënyrë të mistershme përpara `Sidra Medical` dhe Qendra Kërkimore, në kryeqytetin Doha-s në Katar. Këto statuja janë krijuar si një dedikim shumë interesant, që u dedikohen shëndetit të grave dhe të fëmijëve.
Mbrëmjen e ditës së hënë të 7 tetorit, nëpërmjet tingujve të rrahjeve të zemrës, pjesëtarët e familjes mbretërore në Katar, funksionarët e shtetit dhe të artistëve të vendit, kanë marrë pjesë në hapjen e çdo globi gjigand nën një drite ngjyrë violë, brenda të cilëve gjendeshin skulptura 14 skulptura në bronz.
Këto skulptura janë vepra të artistit Damien Hirst dhe janë quajtur `Udhëtimi i mrekullisë`. Idea e këtyre skulpturave, është të paraqesë rrugëtimin e fetusit të një fëmije, nga momenti i ngjizjes dhe deri në lindjen e tij, lindje e cila, përfundon me një statujë, e cila paraqet figurën e një djali të vogël.
(Një prej skulpturave)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com