Katastrofë ekologjike në liqenin e 
Kukësit, peshq të ngordhur në breg

Katastrofë ekologjike në liqenin e <br />Kukësit, peshq të ngordhur në breg
Katastrofë ekologjike në liqenin e Kukësit. Ditët e fundit bregu i Liqenit të Kukësit ,është mbushur me peshq të ngordhur.
 
Në të gjithë gjatësinë e bregut nga Ura e Drinit të Zi deri tek Ura e Drinit të Bardhë,  gjendet një sasi mjaft e madhe e peshqëve të ngordhur.
 
Specialistët e mjedisit janë shqetësuar, pasi dy ditët e fundit,  përgjatë vijës panaromike të Liqenit, kanë parë sasi peshku të ngordhur të llojit gjuc.
 
Sipas specialistëve sasia e peshkut të ngordhur nuk llogaritet pasi ata gjenden kudo si në breg ashtu edhe në thellësi të liqenit.

‘’Që nga ura e Drinit të Zi e deri tek ura e Drinit të Bardhë gjendja është e mjerueshme. Bregu është i ndotur, në çdo hap mund të hasësh nga 70-100 individë të ngordhur. Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e një gjuetie masive, ose të një gjuetie me lëndë plasëse’’,-u shpreh Arben Palushi ekspert i mjedisit. 
 
Sipas Palushit është hera e parë që në ujërat të cilët mbushin liqenin e Fierzës të ketë sasi kaq të madhe të peshqëve të ngordhur.

[gallery]21564[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Humbin jetën 14 persona në pelegrinazhin e Haxhit! Shkak temperaturat e larta

Humbin jetën 14 persona në pelegrinazhin e Haxhit! Shkak temperaturat e larta