Kate Moss ka ndërmarrë një vendim madhor për karrierën e saj si modele. 42-vjeçarja ka ndërprerë kontratën me asgjencinë e modelingut që e bëri të njohur 28 vite më parë. Moss u zbulua në moshën 14-vjeçare nga themeluesja e agjencisë, Sarah Doukas, në aeroportin e New York-ut dhe i ka qëndruar besnike kësaj agjencie deri më sot.

Vendimi i supermodeles ishte mjaft miqësor dhe motra e vogël e saj, Lottie, që po ashtu ushtron profesionin e modeles, do të vazhdojë të punojë me këtë agjenci. Një zëdhënës u shpreh për Storm: “Pas një marrëdhënieje të suksesshme 28-vjeçare, Kate po e zhvendos biznesin e saj ‘në shtëpi’ dhe ne do të vazhdojmë ta mbajmë të përfshirë në mënyrë aktive në të gjitha ofertat që do të lindin për të”.

Moss po ndjek hapat e Cara Delevingne, që i ndau rrugët me agjencinë në 2015-tën për të ndjekur karrierën si aktore.
kate moss
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)