Mesditën e sotme Katedralja Ortodokse e Korçës u përfshi nga tymi dhe flakët për disa minuta duke ngjallur panik, por fatmirësisht gjithçka u mbyll shpejt pas ndërhyrjes në kohë të zjarrfikëses. Të pranishëm në momentin e zjarrit ishin shumë besimtarë, pasi ishte Dita e Ujit të Bekuar.
/Shqiptarja.com
Mes tyre ishte edhe këngëtarja e njohur Eli Fara, e cila pavarësisht se Katedralja ishte mbuluar nga tymi mendjen e ka pasur diku tjetër duke shkrepur disa foto e buzëqeshur duke i hedhur në rrjetet sociale. Veprimi është kritikuar nga fansat në Instagram, por këngëtarja thotë se “zjarri u fik sapo pa atë”.
Fotoja para Katedrales dhe reagimet e fansave
d.bshqiptarja.com
