Grupi A i Kategorisë së Dytë në futboll ka zhvilluar këtë të shtunë pesë ndeshjet e javës së 16-të. Në stadiumin e Vorës, vendasit nuk kanë falur Gramshin dhe kanë marrë tri pikë pas fitores 3-0. Djemtë e Mërgjyshit vijojnë të kryesojnë klasifikimin me 41 pikë, pesë më shumë se Veleçiku dhe janë me një këmbë në Kategorinë e Parë.
Fitore edhe për Veleçikun, që mundi 1-0 Valbonën. Naftëtari mori tri pikë në Kuçovë, me vendasit që fituan 2-0 me Ilirinë e Fushë-Krujës. Shënkolli bëri detyrën dhe fitoi thellë me goleadë 6-1 me Adën. Murlani humbi 0-4 me Sopotin.
Pas kësaj jave, Vora me 41 pikë kryeson këtë grup, ndjekur nga Veleçiku me 36 dhe Sopoti me 34. Mbyllin renditjen Gramshi me 8 pikë dhe Ada me dy pikë.
Kategoria e Dytë, grupi A - 15:00 e shtunë:
Vora 3-0 Gramshi
Veleçiku 1-0 Valbona
Naftëtari 2-0 Iliria
Shënkolli 6-1 Ada
Murlani 0-4 Sopoti