Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për sezonin 2024-25, Kukësi - Erzeni në javën e parë
Shorti i Kategorisë së Parë
TIRANË - Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mësuar këtë të hënë shortin për edicionin 2024-25, pjesë e së cilës do jenë 12 skuadra. Në "Shtëpinë e Futbollit" u mësua edhe kalendari, teksa gjithçka nis në datën 24 gusht me javën e parë. Që në nisje spikat dueli Kukësi - Erzeni, skuadrat e rrëzuara nga elita. Duel i fortë është edhe mes Vorës dhe Apolonisë, të dyja synojnë ngjitjen në elitë. Flamurtari do të përballet me Burrelin.
Ashtu sikurse edicioni i kaluar, edhe në këtë sezon të ri futbollistik që do të ngrejë siparin më 24 gusht 2024 dhe është planifikuar të mbyllet më 19 prill 2025 do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.
Në Kategorinë e Parë do të marrin pjesë këto skuadra: KF Erzeni, FK Kukësi, KS Kastrioti, Flamurtari FC, Pogradeci, KS Korabi, FK Apolonia, Valbona, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora. Këto 12 skuadra do luajnë me sistem vajtje-ardhje 2 fazat e para, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF.
Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në Kategorinë Superiore, ndërsa e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës play-off për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Superiore.
KALENDARI I PLOTË (KLIKO)
Java e parë (24 gusht):
Vora - Apolonia
Kukësi - Erzeni
Flamurtari - Burreli
Valbona - Besa
Korabi - Lushnja
Pogradeci - Kastrioti
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Inflacioni vijon rënien’, BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 2.75%! Sejko: Tensionet tregtare të huaja, rrezik për ekonominë
5 Shkurt, 17:05
-
Tiranë/ Zhduken 2 të mitur nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit, punonjësja denoncoi ngjarjen
5 Shkurt, 16:25
-
‘Pakti i qyteteve të lira’ në Tiranë, Veliaj: Dëshmi e transformimit dhe zhvillimit urban! Rama: Si kryebashkiak u frymëzova nga shembulli i Barcelonës dhe Amsterdamit
5 Shkurt, 15:45
-
Sondazhi për Tiranën/ Zaloshnja: PS merr 19 mandate, epërsi me votën e diasporës! PD dy deputetë më pak se në 2021
5 Shkurt, 14:59
-
Tiranë/ Shiste monopatina dhe biçikleta elektrike të vjedhura, arrestohet 27-vjeçari
5 Shkurt, 14:58
-
Vrasja e postierit në Kamëz, RENEA bastis sërish banesën e Ervis Lamit! Nuk gjendet aty, dyshime se u arratis në Kosovë (VIDEO)
5 Shkurt, 13:24
-
Euro 2027 me Serbinë, Nexhat Domi i TKZ: FSHF thikë pas shpine, serbët duan të na zhdukin si komb! Pse Duka e donte me patjetër?
5 Shkurt, 12:49
-
Arratisja nga burgu i Shënkollit, i dënuari kapërceu murin 4 metra me llamarinë! Report Tv në banesën e tij në Tiranë, nëna: S’e di ku është! Kontrolle në xhami
5 Shkurt, 11:59
-
Arrestohet anëtari i bandës së Niklës në Tiranë, ‘mjeshtri i arratisjeve’ që alarmoi Italinë! Dyshohet se iku nga qelia e Trevisos me ndihmën e Ndranghetës
5 Shkurt, 11:41
-
Tiranë/ Vrau me thikë djalin pasi e bullizonte, gjykata cakton arrest me burg për 74 vjeçarin
5 Shkurt, 11:21
-
'Shqipëri dhe Serbi 2027', hidhet nesër shorti i fazës kualifikuese për Euro U-21! Dy vendet e para finaliste
5 Shkurt, 11:20
-
VIDEO/ Belind Këlliçi gënjen hapur! Përgënjeshtron veten brenda 4 minutave, në siklet nga akuzat se paguhet nga Belinda Balluku
5 Shkurt, 10:51