Akademia e Futbollit Elbasani fitoi 3-2 kundër Vorës për javën e dytë në Kategorinë e Parë. Në "Elbasan Arena" ndeshja ishte spektakolare, teksa u shënuan pesë gola, u akorduan tre penallti dhe u dhanë dy kartona të kuq, ndërsa goli i fitores te vendasit u shënua në minutën e 100-të. Arbitri Juxhin Xhaja nuk kishte një punë të lehtë, me një ndeshje që kishte aromë elitë.
Përballja nisi mirë për miqtë, me Qardakun që në minutën e nëntë kaloi Vorën në avantazh. Duhej minuta e 35 që Telushi të barazonte nga pika e bardhë e penalltisë. Në fundin e pjesës së parë, Lleshi kaloi në avantazh Elbasanin, duke çuar peshë tifozët e shumtë në stadium.
Pjesa e dytë nisi mirë për miqtë e Artan Mërgjyshit, me Qardakun që shënoi dopietë, këtë herë nga penalltia në të 62 minutë. Me rezultatin 2-2 dhe me raste të shumta, u duk se skuadrat do ndanin pikët.
Duhej minuta e 100-të që Karakaçi nga penalltia të shënonte golin e fitores te Elbasani, me djemtë e Nevil Dedes që marrin tri pikët e para në këtë edicion të Kategorisë së Parë. Për t'u përmendur edhe dy kartonat e kuq, Rami te vendasit dhe Xhemalaj te Vora.
Pas javës së dytë në Kategorinë e Parë, Apolonia dhe Bylis me gjashtë pikë ndajnë kreun, ndërsa Elbasani dhe Tomori me katër pikë vijojnë renditjen. Vora dhe Besa kanë nga tre pikë, ndërsa në fund Lushnja që pas dy ndeshjeve nuk ka asnjë pikë.
VIDEO:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.6%
-
Keq
35.5%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 782
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, si paraqitet situata në qarkun e Elbasanit, akset rrugore problematike dhe zonat e përmbytura
10 Janar, 21:32
-
U aksidentua pak ditë më parë në aksin Peqin-Elbasan, 43-vjeçari humb jetën në Spitalin e Traumës
10 Janar, 20:17
-
Rënie gurësh në aksin Elbasan-Gjinar! Rruga u bllokua për një orë, hapet qarkullimi për automjetet
10 Janar, 12:42
-
Kupa e Shqipërisë/ Tiranës dhe Bylisit i duhen 120 minuta lojë, në çerekfinale edhe Dinamo e Partizani! Sot luhen katër takime të tjera
10 Janar, 09:41
-
Disiplina/ Braktisja e ndeshjes, KF Tirana dënohet me gjobën e majme! E pësojnë edhe tre klube të tjera të Superligës
10 Janar, 09:24
-
Elbasan/ Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në lagjen 'Brigada 17 Sulmuese', dyshohet se ka vdekur nga shkaqe natyrale
9 Janar, 22:26
-
Elbasan/ Disa akse rrugore të kalueshme vetëm me zinxhirë, pezullohet mësimi
9 Janar, 10:28
-
Moti keq në vend, Ministria e Shëndetësisë: Gatishmëri dhe shërbim pa ndërprerje e strukturave tona në terren
8 Janar, 18:03
-
Qarku i Lezhës 3 mijë ha tokë nën ujë, 100 banesa në izolim, çahet argjinatura e lumit Droje! Hidrovorët në ‘vështirësi’
8 Janar, 17:40
-
Dëbora shkakton vështirësi qarkullimi në aksin Elbasan-Gjinar-Zavalinë! Liqeni i Belshit del nga shtrati! 600 abonentë pa energji (VIDEO)
8 Janar, 10:32
-
Punimet e ‘Salillarit’ bllokojnë kanalin, përmbyten 5 shtëpi në Elbasan! Mori tenderin 20 mln euro për ndërtimin e aksit Elbasan-Papër (VIDEO)
7 Janar, 15:19
-
‘Paralizohet’ qarkullimi në aksin Cërrik-Elbasan, shkak reshjet! Krijohet radhë kilometrike e automjeteve
7 Janar, 13:59