Kategoria e Parë zhvilloi këtë të shtunë (15 shkurt) tre nga gjashtë ndeshjet e raundit të 23-të. Sukes për Vorën, Flamurtarin dhe Lushnjën.

Në stadiumin e Vorës vendasit fituan 2-0 pa vështirësi kundër Erzenit dhe vijojnë të jenë në krye të renditjes. Xhuljo Tabaku në pjesën e parë dhe i përhershmi Manfredas Ruzgis ishin autorët e golave.

Në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës te tri pikët doli edhe Flamurtari, që mposhti 2-0 Valbonën. Ememe në minutën e nëntë dhe Oshafi në shtesën e pestë të ndeshjes ishin autorët e golave.

Lushnja iu fal golit të Kamissokos dhe në shtëpi mposhti 1-0 Kastriotin për të qenë sërish në zonën e promovimit.

Kategoria e Parë, raundi 23 - 13:30

E shtunë, 15 shkurt 2025

Flamurtari 2-0 Valbona

Lushnja 1-0 Kastrioti

Vora 2-0 Erzeni

E diel, 16 shkurt 2025

13:30 Besa - Kukësi

E hënë, 17 shkurt 2025

13:30

Pogradeci - Apolonia

Burreli - Korabi

Renditja: