Liverpool e ka nisur mbarë kampionatin në Premier League, duke likuiduar në start 4-0 ekipin e West Ham. Një nisje perfekte e djemve të Jurgen Kloop, që shënojnë 3 gola dhe nuk pësojnë. Ishte Mohamed Salah ai që hapi siparin e golave, kur në minutën e 19-të nuk e pati të vështirë të shtynte topin në rrjetë me portën e boshatisur.
Në sekondat e fundit të pjesës së parë ishte Mane që dyfishon për të kuqtë, edhe ky me portën e boshatisur pas shërbimit perfekt të Milner. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 53-të, është përsëri Mane ai që shënon, duke çuar shifrat në 3-0.
Kësaj herë ai shërbehet nga Firmino, por duhet thënë se Mane ishte jashtë loje. Në fund të ndeshjes ka vend edhe për Sturridge, që vulos fitoren e thellë dhe të pastër 4-0. Liverpool merr kreun e renditjes falë golavarazhit, ndërsa Mane kreun e shënuesve më të mirë.

Komente

