Një 27-vjeçar, i cili ishte në kërkim është arrestuar nga policia e Korçës. Bëhet fjalë për shtetasin K. X., i cili në bashkëpunim me vëllain e tij rreth 4 muaj më parë qëlluan me armë zjarri një tjetër person.
"Në datën 17.02.2020, në lagjen nr. 8, në Korçë, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin V. X., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të shtetasit V. B., i cili nuk ka pësuar dëmtime dhe janë larguar nga vendngjarja", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Komente

