Katër palestinezë të vrarë gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor

Katër palestinezë të vrarë gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor

Katër palestinezë janë vrarë mëngjesin e së hënës në Xhenin në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë, përderisa forcat izraelite janë përleshur me palestinezët.

Ministria tha se edhe pesë palestinezë janë plagosur, përshirë edhe dy që kanë pësuar lëndime serioze.

Mediat izraelite kanë raportuar se ka pasur shkëmbim të ashpër të zjarrit midis forcave izraelite dhe palestinezëve dhe Xhenin dhe ka pasur edhe sulme me dronë.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit në Gazë më 7 tetor. Që atëherë, forcat izraelite dhe kolonët hebrenj kanë vrarë 115 palestinezë, përfshirë 33 të mitur. Këto shifra u paraqitën të dielën nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinim të çështjeve humanitare.

Kjo zyrë tha se gjysma e viktimave janë shkaktuar gjatë përleshjeve që kanë pasur operacionet e bastisjeve të Izraelit.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, dënoi dhunën e kolonëve hebrenj ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor. SHBA-ja po ashtu i ka kërkuar Izraelit që të “frenojë” kolonët ekstremistë hebrenj në Bregun Perënimor.

“Është plotësisht e papranueshme që kemi dhunë të kolonëve ekstremistë ndaj njerëzve të pafajshëm në Bregun Perëndimor”, tha më 29 tetor këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja