Katër të burgosurit në Gjykatë
Tafili: Unë organizova arratisjen

Katër të burgosurit në Gjykatë<br />Tafili: Unë organizova arratisjen
KORÇE-  Admir Tafili është ideatori dhe organizatori i arratisjes së bujshme të shtatë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.

Këtë fakt e ka pohuar vetë Admir Tafili, teksa i lidhur me zinxhir këmbë e duar në bankën e të akuzuarve u njoh me masën e sigurisë "arrest me burg" nga gjykata e Korçës.

Ndër të treja Tafili, i cili u etiketua nga gjykata si person me rrezikshmëri të lartë, u shpreh se këtë veprim e ka kryer pasi pretendon se është dënuar padrejtësisht, ndërsa theskon se gjatë arratisjes nuk ka lënduar njëri.

Nën masa të rrepta sigurie në ambjentet e Gjykatës së Korçës janë paraqitur edhe tre të arratisurit e tjerë nga burgu i Drenovës.

Ndërkohë gjyqatari Maksim Qirjazi me kërkesë të prokurorit Julian Kristi të njëjtën masë sigurie kishte rezervuar edhe për Artur Gorën, Fran Marashin dhe Gëzim Gurin.

Gora nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, kërkoi që të mos transferohej në burgun e Peqinit, ndërsa përpara trupit gjykues u shpreh se ai nuk ka qenë pjesë e planit të arratisjes.

"Jam dënuar në mënyrë të padrejtë, doja të shkoja në ndonjë studio televizive dhe të kërkoja rihapjen e dosjes sime". Ky ka qenë apeli i Fran Marashit, i cili gjithashtu u njoh masën e "arrestit me burg" nga Gjykata.

E njëta masë sigurie është dhënë edhe për Gëzim Gurin i cili u kap bashkë me Tafilin dhe Marashin në një magazinë në Përrenjas.

Guri gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me planin e arratisjes, ai thjesht përfitoi nga rasti për t’u larguar.

Ndërkohë me masën e sigurisë u njohën dhe 3 të arrestuarit si bashkëpunëtorë në këtë arratisje, Albi Mecini, Olso Maçi dhe 19-vjeçari Ervis Lami. Ky i fundit akuzohet se shpërtheu grenatën për të tërhequr vëmendjen e policisë së Korçës, ndërsa dy të tjerët hapen zjarr në ajër në afërsi të burgut, për të dhënë sinjalin e nisjes së planit për arratisjen.

Gjykata ka vendosur që Admir Tafili dhe Fran Marashi dënimin e tyre ta vuajnë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ndërsa pjesa tjetër e të dënuarve në atë të Drenovës.

KATER TE ARRESTUARIT, PAS ARRATISJES NE GJYKATEN E KORCES
Në Gjykatën e Korçës do të merret masa e sigurisë për 3 të arrestuarit si organizatorë të arratisjes së 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës mbrëmjen e 23 nëntorit 2013.

I pari që doli para gjykatës ishte Albi Meçini, ndaj tij u dha masa e arrestit burg. Më pas do të dalin edhe Altin Lame, Olsi Maçi.

Po sot do të jepet masa e sigurisë dhe për 7 të arratisurit. Katër prej tyre janë tashmë riarrestuar, ndërkohë që 3 janë në kërkim.

albi mecini  me logo
(Në foto: Albi Mecini në seancën gjyqësore në gjykatën e Korçës)

Në masa të rrepta sigurie në gjykatën e Korçës do të paraqiten edhe të arratisurit e arrestuar Admir Tafili, Artur Gora, Fran Marashi, Gëzim Guri.

18:50 GJYKATA VENDOS MASËN ARREST ME BURG GËZIM GURIN
Edhe i burgosuri Gëzim Guri, i cili u arratis nga burgu i sigurisë në Drenovë të Korçës, ka marrë masën e arrestit me burg nga Gjykata.

“Qëllimi im ishte vetëm të largohesha nga burgu. Nuk jam pjesë e planit për arratisjen nga burgu”, tha Gëzim Guri, para trupit gjykues.
 
18:40 FRAN MARASHI: S'DO TË VRISJA NJERI, DO DILJA NË TV PËR TË DEKLARUAR PAFAJËSINË
Në Gjykatën e Korçës i pandehuri Fran Marashi ka deklaruar se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me planin e arratisjes.

“Jam i pafajshëm, nuk kam lidhje me arratisjen. Nuk kam qenë pjesë e masakrës së Urës Vajgurore. Armët na i ka sjellë një shok brenda në burg. Nuk kisha qëllim të bëja asnjë vrasje. Do të shkoja në një studio TV të deklaroja se jam i pafajshëm. Kërkoj që të rihapet çështja ime, pasi jam i pafajshëm”, tha Marashi.

ORA 18:20 - TAFILI KËRCËNOI POLICIN SH.T. ME CELULAR NGA QELIA
Zgjerohet pista e hetimit për Admir Tafilin. Ky i fundit zbulohet se ka kërcënuar policin Sh. T ., pasi ky i fundit arrestoi shokun e qelisë së burgut të Tafilit, Ervis Lamin në Tiranë, pasi ky kundërshtoi patrullën e policisë. Kërcënimin Tafili e bëri me telefon nga burgu i Drenovës. Zbulimi është bërë nga policia në Tiranë.

17:20 GJYKATA E KORÇËS JEP MASËN E ARRESTIT ME BURG PËR ADMIR TAFILIN
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e arrestit me burg për Admir Tafilin, i cili është një nga 4 personat e arrestuar dhe një nga 7 të arratisurit.
Sipas Gjykatës së Korçës “Admir Tafili person me rrezikshmëri të lartë”.

Tafili merr përgjegjësinë për planin e arratisjes nga burgu i Drenovës. “Unë e organizova arratisjen nga burgu. Nuk kam lënduar asnjë njeri nga arratisja që realizova. Arratisja për shkak se më kanë dënuar padrejtësisht”, tha Tafili.

16:14 GJYKATA JEP MASEN ARREST ME BURG PER BASHKEPUNETORIN ERVIS LAMI
Gjykata jep arrest me burg për Ervis Lamin. Akuzohet se hodhi granatë pranë komisariatit të Korçës.

Ervis Lami ka qenë shok qelie me Admir Tafilin kur ka vajtur dënimin. Sipas Prokurorisë asnjë prej bashkëpunëtorëve nuk ka pranuar akuzat.

15:22 MBERRIN NE GJYKATEN E KORCES ARTUR GORA, KERKON TE FLASE ME AVOKATIN PARA SEANCES
Mbërrin në Gjykatën e Korçës i arratisuri nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, Artur Gora.
Para seancës, Gora ka kërkuar që të flasë me avokatin e tij, Esmerald Xhafa.
 
Artur Gora është pjesë e grupit me 7 persona që u arratisën nga burgu i Drenovës, dhe është i burgosuri i parë që u arrestua nga policia, disa orë pas arratisjes.
 
I burgosuri, Artur Gora ka kërkuar që të mos transferohet në burgun e Peqinit.

Gjykata e Korçës dha masën e arrestit me burg për Gorën.

artur gora me logo
(Foto/I burgosuri Artur Gora gjatë seancës në Gjykatën e Korçës)

Ndërkaq në Gjykatën e Korçës kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie edhe tre të burgosurit e tjerë që u arratisën ditën e shtunë, Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri. Avokati i Tafilit, Marashit dhe Gurit është Baftjar Rusi
admir tafili me logo
(Foto/Në Gjykatën e Korçës Admir Tafili, i lidhur me zinxhirë duar e këmbë)

vijon...

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Berat Gjimshiti tjetër nivel, Bergamo e gdhin në festë! Atalanta bën historinë me finalen e Europa League

VIDEO/ Berat Gjimshiti tjetër nivel, Bergamo e gdhin në festë! Atalanta bën historinë me finalen e Europa League