4 turistë italianë humbin rrugën në Llogara, 40 efektivë policie në terren i gjejnë pas 3 orësh (VIDEO+FOTO)

VLORE - Katër turistë italianë lëshuan alarmin SOS në lartësi të Qafës së Llogarasë pasi kishin humbur rrugën. Të akomoduar në një hotel në Parkun Kombëtar të Llogarasë, turistët kishin humbur rrugën teksa po shëtisnin në pyll. 40 forca policore të DVP Vlorë dhe të DELTA Forcë u angazhuan në terren pas tre orë kërkimesh bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga rreziku të katër turistëve italianë.

Rreth orës 14:15, turistët kanë kërkuar ndihmën e Policisë pasi dy prej tyre kishin mbetur të bllokuar në një zonë të vështirë malore në Qafën e Llogarasë si dhe dy shokët e tjerë kishin humbur kontaktet po në atë zonë.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, u organizuan shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Repartit "Delta Forcë", filluan krehjen e zonës ku pas tre orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e tre prej tyre si dhe pas gjysëm ore më vonë Policia gjeti edhe turistin e katërt.

Turistët janë shoqëruar nga Policia me gjithë automjetin e tyre në hotelin ku janë akomoduar në Llogara. Turistët italianë kanë falënderuar Policisë e Shtetit që ju erdhi në ndihmë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çentrale: 16/09/2018 23:42

    Po mire që i gjetën se po humbasin si shumë. Shteti dhe bisneset e Llogorasë të vënë edhe tabela pyllit e shtigjeve nga kalojnë turistët dhe ti udhëzojnë

    Përgjigju
  • life: 16/09/2018 19:54

    si thell paskin hyr italianet mos vall kann hedhur karkaleca,minj Arash,krimba,ose gjueti pa leje......ndoshta e ekzagjeroj pak por dihet disa vite me par cfar benin italianet qe te shisnin Pestizide.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim