TIRANE- Katër vjet pas zhdukjes në rrethana misterioze dhe tepër të dyshimta të biznesmenit të njohur Eduard Belegu, njëherësh këshilltar i ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, gruaja e tij Ilirjana Belegu ka marrë në dorë pronat dhe kompanitë që ishin të regjistruara në emër të biznesmenit. Vendimi për kalimin e pronësi te bashkëshortja e Belegut, është marrë nga gjykata e Tiranës në datën 25 korrik 2014, ku gjyqtarja Dhurata Balla ka pranuar kërkesën e nënës së tre fëmijëve për ta caktuar si administratore e pasurive të përbashkëta dhe personale të bashkëshortit të saj Eduart Belegu, i shpallur i zhdukur prej katër vitesh.