Elektorati i vërtetë i Partisë Demokratike, palca idealistike e tij, demokratët shqiptarë, patriotët seriozë dhe të papërkulur, ata që pa asnjë interes vetjak e sollën dhe e mbajtën Partinë Demokratike në pushtet për shumë vite, gjithmonë e kanë urryer me shpirt, e kanë përbuzur dhe tallur me neveri të skajshme Teatrin kriminal shtazarak propagandistik, nevojtoren artistike më të ndyrë që ka parë bota, makinerinë e përgjakur që i ka zbrazur trutë e shqiptarëve për dhjetëra vite.
Pakica zhurmëmadhe e djallëzuar e Partisë Demokratike, ata që i vijnë rrotull Partisë Demokratike si qeni i kasapit rropullive të dashit, ata që bëjnë sikur kuptojnë nga Arti dhe Teatri, nuk janë gjë tjetër veçse muti i Partisë së Punës infiltruar në Partinë Demokratike gjatë zigzageve të mundimshme tranzicionale, pra çunat e oficerave, spiunat e Sigurimit, nomenklaturistat dhe sorollopët e tyre, budallenjtë, injorantët, mitomanët, delirantët, katundarët e frustruar nga puna në kooperativë, plehrat soc-realiste që u ka mbetur ora te tejkalimi i planit, traktorat që çanin arat, mjelëset e dalluara, punëtorët pararojë, dashuria e mësueses me traktoristin, gazeta Drita, Revista Nëntori, Teatri, Kino Studio, dhe të tjera çmenduria.
Partia Demokratike duhet të heqi dorë urgjentisht nga kauza të tilla vetështatërruese, thellësisht dhe qartësisht të lajthitura, nga gabime kaq ulëritëse, që ndoshta afrojnë një grusht spiunë, por largojnë mijëra demokratë.
Komente











