KAVAJË – Një infermier 53-vjeçar, i quajtur Ylli Sinani, është arrestuar sot në spitalin e qytetit të Kavajës për vjedhjen e barnave të të sëmurëve.

Seksioni i Krimit Ekonomik në Komisariatin e Kavajës ka zhvilluar një operacion të koduar “Fizioterapisti” duke bërë arrestimin në flagrancë të Ylli Islam Sinanit, banor i Kavajës, i punësuar infermier fizioterapist.

Burimet zyrtare  nga ky komisariat thanë se ky person ka abuzuar në vazhdimësi me detyrën duke vjedhur dhe kontrabanduar në Spitalin e Kavajës nje sasi të kosiderueshme barnash spitalore për përdorim spitalor si dhe barna të tjera pa pullë  që tregtoheshin nga disa farmaci në Kavajë.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)