I dyshuari abuzonte me kreditë e dhëna duke ja faturuar shumat në mënyrë të padrejtë qytetarëve, dhe duke përfituar nga kjo skemë mashtrimi.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë menjëherë pasi Prokuroria vendase urdhëroi ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest me Burg “, të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Kavajës.
Aktualisht i arrestuari do të përballet me akuzat e falsifikimit, parashikuar nga neni 135 dhe 186 i Kodit Penal.
(ar/shqiptarja.com)