KAVAJE - Policia e Kavajës në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka arrestuar një 25 vjeçar që ishte larguar pa leje nga vendi, ndaj të cilit ishte dhëhë masa e arrestit me burg për vjedhje.

Në prangat e policisë ka rënë Mario Biti, me banim në Plug të Lushnjes. Sipas policisë, në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Plugu” është bërë i mundur arrestimi i 25 vjeçarit.
 
Biti ishte shpallur në kërkim për veprën penale të "Largimit te burgosurit  nga vendi i vuajtjes së dënimit i mbetur në tentativë e kryer në bashkepunim". Kjo pasi ndaj 25 vjeçarit Gjykata e Kavajës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
 
Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë së Kavajës për veprime të mëtejshme. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)