KAVAJE- Për të tretën ditë me radhë në Kavajë po zhvillohen protestat që kundërshtojnë veprimin e bashkisë për shembjen e "Obeliskut të Demokracisë". Gjatë ditës së sotme janë mbledhur në protestë të rinj të forumit rinor të Partisë Demokratike që kanë ardhur nga qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës.
Duke ironizuar kreun e Bashkisë së Kavajës dhe qeverisë, të rinjtë kanë derdhur në shenjë demonstrative pluhur të bardhë, duke nënkuptuar me këtë rast se kemi të bëjmë me veprime të një pushtetit të udhëhequr e financuar nga droga.
Të rinjtë e kanë cilësuar shembjen e monumentit të dy gishtave si veprim barbar, ndërsa paralajmëruan se nuk do të lejojnë cënimin e simboleve të demokracisë.
“Nëse një qyteti do t’i humbësh historinë, atëherë prishi simbolet. Askush në Kavajë nuk beson se kjo është rastësi. Nuk ka simbole të shëmtuara, simbolet janë shpresa janë e ardhmja. Kjo është e ardhmja e qytetit, është historia e qytetit”, tha Albi Lusha nga Forimi Rinor i PD.
“Të gjithë së bashku ne do qëndrojmë këtu çdo ditë deri sa ky monument të ngrihet sërish dhe do të protestojmë fort kundër kësaj bashkie mafioze dhe kësaj qeverie që çdo ditë po na shfaq figurat e diktatorit në çdo organizim të saj”, tha Arnold Karriqi.
“Nuk mund të lejojmë që këtë simbol të lirisë ta zëvendësojë me këtë simbol i cili është simbol i mafias të veshur me pushtet, i cili tenton të rrënojë çdo vlerë”, tha Ervin Salianji.
Të rinjtë paralajmëruan protesta të tjera ditët në vijim.
"Obelisku i Demokracisë", simbol i qytetit të njohur për protestat antikomuniste në Kavajë, u shemb paraditen e 29 shtatorit nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO