KAVAJË – Policia arrestoi shtetasit Shpëtim Halili 19 vjeç dhe Sajmir Meçja 18 vjeç, të cilët kanë qëlluar me armë më datë 3 Korrik në komunën Sinaballaj të Rrogozhinës.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi një arsenal armësh, mes të cilave 1 pushkë, 1 predhë, disa fishekë dhe 2 krehëra të pushkës. Kurse nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë e të arrestuarit Sajmir Meçja, u sekuestruan krehëra dhe 20 fishekë pushke.

Ndaj dy të arrestuarve Halili dhe Meçja filloi procedimi penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu filloi procedimi për moskallëzim krimi edhe ndaj të miturit N.V, i cili kishte qenë në vendngjarje gjatë të shtënave me armë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)