Tërheqja e kandidatëve nga zgjedhjet e Kavajës, përveç paqartësisë juridike, ka krijuar dhe paqartësi se cili do të jetë institucioni që duhet të luajë rolin e parë,
KQZ apo Presidenca.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë ende të paqartë nëse do të lenë të digjet pas asnjë vendimmarrje e diela e votimeve, apo do t’i dërgohet më herët presidentit të Republikës një shkresë më kërkesën e anulimit të dekretit që shpallte 7 majin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale.
Por presidenti ndodhet në Himarë dhe zyrat e protokollit të institucionit janë të mbyllura deri ditën e hënë. Nga ana tjetër juristi Sokol Haziaj ka këtë shpjegim.
"Duke konstatuar vakuumin e kandidatëve, kjo i komandohet presidentit të Republikës për një datë tjetër të zgjedhjeve. KQZ në rastin konkret, prodhon aktin administrativ për pamundësinë e ngritjes së institucioneve që administrojnë zgjedhjet atje dhe të pamundësisë së paraqitjes së kandidatëve. Kandidatët janë tërhequr, i kanë lëshuar aktet e tyre pranë KQZ dhe në këto kushte kur ka objekt apo subjekt për t'u zgjedhur padyshim që zgjedhjet janë nul", shprehet për Report Tv Haziaj .
Pra duhet të pritet dhe kalimi i ditës së diel për të bërë të gjitha këto veprime?"Padyshim, duhet të paraqiten të gjitha aktet administrative pranë KQZ, si aktet e dorëheqjes dhe tek pamundësia e ngritjes së Komisioneve, gjithçka infrastrukturës zgjedhore për të artikuluar faktin që sot nuk kemi proces zgjedhor, normalisht duhet të shfuqizohet ai dekret dhe të vendoset një datë tjetër", tha juristi Sokol Haziaj.
Të tjerë juristë , ekspertë zgjedhjesh mbështesin një tjetër variant. Ai që i referohet neneve 160 dhe 161 të Kodit Zgjedhor ku sqarohen rastet e shpalljes ë pavlefshmërisë së zgjedhjeve.
Sipas nenit 160, zgjedhjet shpallen të pavlefshme kur votimi nuk ka filluar apo është pezulluar për më shumë se pesë orë.
Sipas juristëve KQZ pas ditës së dielën , pasi të faktohet që në kutitë e votimit nuk ka shkuar askush, mund të përdorë nenin 161 të Kodit Zgjedhor sipas të cilit pas shpalljes së pavlefshmërisë, KQZ cakton datën e re të zgjedhjeve që nuk duhet të jetë më vonë se 4 javë nga marrja e këtij vendimi.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4926
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34