KAVAJË - Policia e Kavajës ka arrestuar sot Gentian Likën pas vetëvrasjes së bashkëshortes së tij një javë më parë në fshatin Kryeluz.

Bashkëshortja e Gentian Likës, 20-vjeçarja Hamdie Biçaku u vetëhelmua me fotoksinë një javë më parë.

Ndërkohë, sipas policisë, Gentian Lika rrezikon 5 vjet burg nëse vërtetohen akuzat se ai e ka shtyrë bashkëshorten e tij drejt vetëvrasjes.

Familja e vajzës ka akuzuar Likën se ai bashkë me familjen e tij e dhunonte Hamdijen dhe ata e detyruan, që të vetëvritej.

Policia bën të ditur se ka mbledhur dëshmi nga banorët e fshatit Kryezi, që pohojnë dhunën e familjes Lika. 

Hamide Biçaku ishte nga fshati Gizavesh i Librazhdit, por e martuar në fshatin Kryeluz të Kavajës.

Ishte nënë e një vajze 2 vjeçe.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)