KAVAJË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar festën e Kurban Bajramin nga qytetit i Kavajës.

“Dua të përkujtoj në Kavajë thelbin e kësaj feste,e cila na këshillon të jemi më të drejtë me ata që janë në nevojë.”- u shpreh Basha.

Sipas tij fatkeqësisht Shqipëria sot ka më shumë se kurrë njerëz në nevojë dhe kjo festë e gjen vendin tonë me themele të tronditura te ekonomisë.
Më tej Basha ka uruar që dita e sotme të jetë një ditë reflektimi për të larguar energjitë negative dhe urrejtjes, ndasive, përplasjes dhe konfliktit.
 
Gjithashtu Basha u shpreh se me  popullin kavajas, simbol i demokracisë dhe me rininë e vendit do ta ndalin sërish të keqen.

“Me popullin kavajas, simbol i demokracisë, me rininë e këtij vendi me shqiptarët e djathtë e të majtë do dimë ta ndalim sërish të keqen do dimë ta arkivojmë në analet e së shkuarës.”- tha Basha.


Fjala e Kreut të PD, Lulzim Basha
“Fatkeqësisht Shqipëria sot me më shumë se kurrë njerëz në nevojë, teksa ky Kurban Bajram e gjen vendin tonë me themele të tronditura te ekonomisë, me një varfëri qe ka pllakosur mijëra familje dhe shume te rinj te papune.

Uroj qe kjo e sotmja te jete një dite reflektimi për t’iu larguar energjive negative dhe urrejtjes, ndasive, përplasjes dhe konfliktit.

Me ndihmën e zotit dhe njerëzve do dimë të arkivojmë edhe atë pjesë të së kaluar që sot na rikthehet me petkun e rremë të së ardhmes.

Me popullin kavajas simbol i demokracisë me rininë e këtij vendi me shqiptarët e djathtë e të majtë do dimë ta ndalim serish të keqen do dimë ta arkivojmë në analet e së shkuarës”

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)