Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit të Kavajës. Rakip Meçaj, banues në Rrogozhinë ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për disa vepra penale si vrasja e mbetur në tentativë, veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës si dhe dhuna në familje.
Në muajin korrik të vitit 2022, 50-vjeçari goditi me automjet bashkëshorten e tij, e cila kishte qenë me urdhër mbrojtjeje.
'Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja”, mbetur në tentativë, "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës" dhe "Dhuna në familje". Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.', thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.