Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
 
Policia bën me dije se ka vënë në pranga Xhaferr Kita i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale ‘Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope.
 
Mësohet se 35-vjeçari është arrestuar  në banesën e tij në fshatin Kryemëdhej të Kavajës.

Ndalimi i tij është bërë i mundur pasi ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në datë 26.04.2016, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano (Itali ) me vendimin e datës 01.04.2016 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg për veprën penale"Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike & substancave psikotrope", parashikuar nga nenet 110 të Kodit penal italian dhe nenet 73 paragrafi 1 i ligjit 309/1990.

Maksimumi i dënimit është deri në 20 vjet burg.

35-vjeçari u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë që nga shërbimet e policisë po vazhdon puna për sekuestrimin e pronave dhe aseteve pasurore që disponon.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com