KAVAJË-Tendenca për të përfituar para nga publikimi i fotove intime përmes shantazhit po përsëritet gjithnjë e më shumë.
Më së fundi një 35-vjeçar në Kavajë është arrestuar dje pasi ka shantazhuar ish të dashurën e tij me foto intime të saj dhe të familjes.
I vëllai i 17-vjeçares është detyruar të paguajë shumën e kërkuar, një pjesë e së cilës iu gjet të riut në momentin e arrestimit.
Mentor Leçini, 35 vjeç, banues në Kavajë i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje me pasojë vdekjen, në bashkëpunim” gjatë kohës që ka qenë në një lidhje intime me shtetasen R. K., 17 vjeçe, i ka bërë disa foto intime.
Gjithashtu gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj ka arritur të siguroj dhe foto intime të pjesëtarëve të tjerë të familjarëve së 17-vjeçares.
Prej disa javësh shtetasi Mentor Leçini, duke e kërcënuar vëllain e shtetases R. K, se nëse nuk i dorëzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte.
Në momentin e arrestimit Mentor Leçinit, i janë gjetur dhe sekuestruar shuma monetare prej 100.000 lekësh të reja dhe një celular që vëllai i 17-vjeçares ia dha për mos publikimin e fotove.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com