Kavajë/ Lëvizte me pistoletë me vete, shoqërohet në polici 12-vjeçari   

KAVAJË-Një 12 vjeçar është shoqëruar në polici, pasi lëvizte me pistoletë me vete në Kavajë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, e kanë kapur 12 vjeçarin me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, me armë zjarri pistoletë dhe me një krehër me fishekë luftarak.

Policia ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12 vjeçarit, personin me inicialet B.A, 35 vjeç,  për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.

‘Po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij’, njoftoi sot policia.

12 vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/02/2025 04:14

    Akuza per babain-/Keqtrajtim i te miturit/?! E kishte rrahur gje babai qe u detyrua ky pizeveng i vogel,mustaqe pa dirsur,te merrte armen per vetembrojtje?! Babait mund t'i ngrihen 100 akuza te tjera per kete qe beri i biri,por jo kjo qe i kane ngritur.Gjithashtu kjo akuze tregon sa i manget,sa i paplote e sa i pasakte eshte ligji shqiptar per raste te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 5 Mars, 09:14

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Asllani shkëlqen, Interi fiton 0-2! Bayern bën për ‘aspirina’ Leverkusenin, Barça sukses minimal! Liverpool mposht PSG-në

Champions League/ Asllani shkëlqen, Interi fiton 0-2! Bayern bën për ‘aspirina’ Leverkusenin, Barça sukses minimal! Liverpool mposht PSG-në