KAVAJË- Policia ka arrestuar 2 persona pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre tip “Volkswagen Passat” me targa AA180GT ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë GLOK 45 mm, me një krehër me 12 fishekë 45mm.

Fillimisht dy të arrestuarit, Nexhdet Hoxhallari,37 vjeç dhe Julian Kamberi, 30 vjeç, të cilët nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar në postbllok duke u përpjekur që të largohen me shpejtësi. Efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe i kanë kapur në lagjen Nr.5 të qytetit të Kavajës.

Operacioni i koduar GLOKU është finalizuar me sukses nga sektori i krimeve në bashkëpunim me  seksionin e qarkullimit rrugor.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)