TIRANE - Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kavajë, ku 72-vjeçari Enver Shaljani u vetëvra pasi donin ti sekuestonin banesën, përmbaruesi Zyber Shehu rrëfen momentet e panikut. Ai tregon se 72-vjeçari ka qenë shumë i qetë por më pas ka nxjerrë pushkën me qëllim që ti vrasë. “Ishte shumë i qetë. Filluam të bisedojmë dhe pamë që banesa kishte shumë orendi shtëpiake menduam që t’i transferonim në një dhomë, për një afat të pacaktuar.
Kishim vendosur që një dhomë t’ia linim atij për të jetuar, deri sa ai të gjente një vend tjetër për tu strehuar” tregon Shehu. Ai thotë se më pas 72-vjeçari ka shkuar në dhomën e gjumit dhe ka marrë pushkën. “Në këtë moment që po negocionim me policët ai hyri në dhomë dhe lëvizi diçka, me duket se dyshekun, por nuk e vura re. Nuk ma mori mendja që ai mund të kishte armën aty.
Arma ka qenë e mbushur që në fillim fare, sepse ne nuk dëgjuam zhurma. Ai ishte përgatitur për të na vrarë. Nuk e di se si kemi dalë aq shpejt nga banesa. Pa dalë ne nga oborri, ai qëlloi në drejtim nesh” tregon përmbaruesi. Sipas tij 72-vjeçari ka qëlluar drej tyre dhe më pas ka vrarë veten në banesë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Administratori i lagjes, Jet Kullolli:Doli me kallash