Kavajë/ Plagoset me armë zjarri një 43 vjeçar, policia në kërkim të dy autorëve

Kavajë/ Plagoset me armë zjarri një 43 vjeçar, policia në kërkim të dy autorëve

Foto ilustruese

KAVAJË - Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Luz i Vogël, ku mbeti i plagosur një 43 vjeçar banues në Rrogozhinë.

Siç bën me dije policia pas një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër B.T., 32 vjeç dhe V.T., banues në Luzin e Vogël plagosën me armë zjarri në këmbë E.D., 43 vjeç. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.

'Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, konkretisht dy vëllezërit F. D. alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të plagosjes së 43-vjeçarit, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, 43 vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

'Nga tornitore, më bënë deputete, dhe nënkryetare e Kuvendit': Historia e pazakontë e Mine Gurit

'Nga tornitore, më bënë deputete, dhe nënkryetare e Kuvendit': Historia e pazakontë e Mine Gurit