KAVAJE - Një sherr mes disa të rinjsh në qytetin e Kavajës ka përfunduar tragjik për njërin prej tyre ndërkohë qe dy te tjere luftojnë me jetën në spitalin e Durrësit.

Artur Kollçaku 37 vjeç ka gjetur vdekjen, ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur. Gjendja shëndetësore e dy prej tyre është mjaft kritike. Ata gjenden në sallë operacioni në spitalin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në ambientet e një lokali në qytetin e Kavajës. 37-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa tre të plagosurit janë dërguar në spital nga shokët e tyre. Policia ka identifikuar edhe të plagosurit e kësaj ngjarjeje. Ata janë Elvis Kollçaku, Aldo Gryka dhe Sajmir Fiku.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)