KAVAJE- Andi Peqini, një 27-vjeçar që po hetohej si i dyshuar për pastrim parash dhe i proceduar për trafik droge, është ekzekutuar pranë një karburanti në zonën e Kavajës. Ngjarja e rëndë është regjistruar në 20:45, ku teksa Peqini ka qëndruar pranë një pike karburanti është qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend. Autorët e krimit janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë që strukturat policore janë vënë në ndjekje të tyre, me qëllim arrestimin.
Nga të dhënat e para në vendngjarje dyshohet se atentatorët kanë lëvizur me një automjet tip BMW, X5 me targa italiane. Mësohet se i riu, kthehej nga plazhi në kohën që është qëlluar dhe pas tij në një tjetër automjet ndodhej edhe djali i xhaxhait, i cili ka parë gjithë skenën e vrasjes. Ky i fundit është shoqëruar në polici, për të ndihmuar në zbardhjen e autorëve të krimit. Pista kryesore sipas policisë është ajo e vrasjes për hakmarrje.
27-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penal dhe dyshohet të jetë përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës në Itali. 27-vjeçari, Andi Peqini, ishtekthyer vetëm para një muaji nga Italia. Në dinamikën paraprake të ndërtuar nga strukturat e policisë së Tiranës, rezulton se autorët e krimit kishin ngritur pritë ndaj 27-vjeçarit Andi Peqini. Me sa duket pazaret e shitjes së drogës janë bërë shkak për lindjen e konflikteve që u pasua me eliminimin fizik të Peqinit. Për të identifikuar autorët, policia ka sekuestruar pamjet e karburantit. Ndërkohë nga dëshmia e kushëririt të viktimës, autorët kanë qëlluar me armë nga brenda makinës.
Po kështu deri më tani janë shoqëruar 15 persona .Policia ka nxjerrë një urdhër ndalimi për 1 prej të shoqëruarve si i dyshuar për vrasjen, por ende nuk bëhet i ditur emri i personit të ndaluar. Në banesën e të ndaluarit është gjetur 1 pistoletë TT. Sipas policisë arma do dërgohet në laborator për ekzaminim.I ndaluari dyshohet edhe si vrasës me pagesë, ndërsa pista e hetimit sipas policisë është ajo e një pazari droge.

(Në foto: Andi Peqini, 27-vjeçari i ekzekutuar në zonën e Kavajës)
Lajmi fillimisht u publikua më 22 korrik
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO