Kazhani:Xhensila paragjykohet 
 se bëri seks me njeriun që do

Kazhani:Xhensila paragjykohet <br /> se bëri seks me njeriun që do
TIRANË - Një javë e mbushur me debate mes banorëve, por nuk kanë ngelur pas edhe momentet e dashurisë, ku mbrëmë u zyrtarizua një tjetër çift, Tea dhe Fisniku. Edhe pse jemi pak javë larg finales, loja sa vjen dhe bëhet më e vështirë, banorët janë më shumë në qendër të vëmendjes dhe sulmit ndaj njëri-tjetrit, madje deri edhe në çerrje të maskave. Rasti i tillë ishte ai i Diedonit, i cili pas një debati të përfshirë gjatë gjithë javës nuk reagoi, duke humbur përfundimisht mundësinë për të prekur Çmimin e madh dhe duke qenë larg Albës.
 
Çifti i parë i cili u krijua brenda shtëpisë së “BB8” tashmë u ndanë, duke i lënë Albës mundësinë të hap dhe letrat e fundit gjatë këtyre javëve, pasi gjatë kësaj kohe ka qenë nën ndikimin e Diedonit. Ashtu siç është  premtuar vazhdimisht, këtë herë Vëllai i Madh suprizoi duke futur në lojë dy bukuroshe, kandidate të “Miss Univers 2015” vetëm për pak kohë.
 
Të bërit seks në shtëpinë e “Big Brother”, duket se vazhdon të jetë tabu, pasi është pikërisht publiku shqiptar i cili e dënon, duke reaguar negativsht në rrjetet sociale.
 
Klipi i shfaqur ku Xhensila dhe Fatjoni, duket qartë që po kryejnë marrëdhënie në dush apo në dhomën e gjumit, ka sjell edhe reagime negative jo vetëm të familjarëve të saj, por ka pasur një lum komentesh negative në rrjetet sociale.
 
Javën që kaloi në spektakël u shfaqen disa nga momentet më intime të Fatjonit dhe Xhensilës. Pas spektaklit Xhensila ka qenë e shqetësuar dhe e ka ndarë shqetësimin e saj me Fatjonin dhe me dhomën e rrëfimit.
 
Nëna e Xhensilës nuk ka pranuar të flasë në lidhje me sjelljen e vajzës së saj dhe për këtë arsye Opinionistja e emisionit Mira Kazhani i drejtohet asaj me një mesazh ku i thotë se;
 
“Rrugëve të Pogradecit ka fëmijë vrasës që nënat e tyre i përkrahin, Xhensila nuk ka bërë asgjë të keqe, ka bërë atë që të gjitha vajzat bëjnë, ka bërë dashuri me njeriun e saj të zemrës, gjë që të gjitha vajzat e bëjnë kudo që janë. Xhensila ka jetën e saj dhe është e drejta e saj që ta shijojë jetën si të dojë, në Big Brother apo jashtë kësaj shtëpie”,  përfundon Kazhani.
 
Më herët ajo ka reaguar duke thënë se: Kam shijuar çdo moment brenda “BB8”, në veçanti çdo moment me Fatjoni. Ne në Shqipëri paragjykohemi për ajër, jo më për skena të tilla”, duke lënë të nënkuptohet se ajo e ka marrë këtë rrisk përsipër, por ka merakun e familjes.
 
Duket se edicioni i 8-të i “BB8” duket se po thyen tabut, duke shfaqur klipe me pullë të kuqe, gjë e cila nuk është parë më parë në edicionet e kaluara.
 
Zbulohet sekreti i lidhjes Tea-Fisniku
Pas lojës së trefishtë, më në fund Tea është dorëzuar dhe ka zgjedhur Fisnikun. Banorët nuk dinë asgjë për lidhjen e tyre dhe mbrëmë ata e mësuan këtë gjë në një mënyrë krejt të veçantë. Një tjetër dron u ul mbrëmë në shtëpi me një tjetër mesazh për të dhënë, duke zbuluar edhe çiftin e ri brenda shtëpisë së Big Brother.

Redaskia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi