'Kazinotë vetëm në hotelet me 5 yje dhe resorte'/ Braçe: Lojërat e fatit nuk do të rihapen, ligji nuk ka ndryshuar

'Kazinotë vetëm në hotelet me 5 yje dhe resorte'/ Braçe: Lojërat e fatit nuk do të rihapen, ligji nuk ka ndryshuar

Foto ilustruese

Zv.kryeministri Erion Braçe foli sot në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë, për ligjin për lojërat e fatit, se lojërat e fatit nuk do të rihapen, pasi ligji nuk ka ndryshuar.

Në një intervistë televizive Braçe theksoi se, “ligji që ka miratuar Kuvendi në vitin 2018 përmes të cilit qeveria vendos mbylljen e lojërave elektronike të lojërave të fatit, bastet sportive dhe bingot, është ligj dhe ndryshohet vetëm me ligj. Në rastin konkret nuk ka asnjë ligj, por një vendim të Këshillit të Ministrave që nuk do të hapë as lojërat e fatit, ato që keni parë buzë rrugëve apo në bodrume, por përcakton zonën ku do të lejohen kazinotë dhe procedurat e licencimit për kazinotë”.

Mbetet në fuqi ndalimi ose ligji që i konsideron të paligjshme lojërat elektronike të fatit, bastet, bingot dhe çdo gjë tjetër. Ligji i 2018 lë në fuqi kazinotë në hotele me 5 yje dhe resort, të certifikuara ndërkombëtarisht dhe nën një emër brandi. Vendimi i Këshillit të Ministrave ka zbatuar nenin e ligjit ekzistues, që detyron Këshillin e Ministrave të nxjerrë vendim për përcaktimin e zonës, ku do të lejohen kazinotë dhe procedurat”, deklaroi Braçe.

Lidhur me përcaktimin e zonës ku do lejohen kazinotë, Braçe shpjegoi se, “nuk bëhet fjalë për qendrën e Tiranës. Këtu nuk mban më për të ndërtuar asnjë godinë tjetër, ka kufizim në këtë ligj. Nuk lejohet në 100 metra në vijë ajrore nga Katedralja apo Teqeja. Kemi miratuar VKM që e kërkon ligji dhe e kemi zbatuar pikë për pikë këtë ligji. S’ka se si ndërtohen”/ ATA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League