‘K'cimi i Tropojës’ në UNESCO, Hysenaj në Report Tv: 12 vite që të hartohej dosja! Skënder Haklaj: Do njihemi në të gjithë botën, vështirë të caktohet lashtësia e tij

“K’cimi i Tropojës”, është bërë zyrtarisht dje (3 dhjetor) pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

Lidhur me këtë u diskutua edhe në emisionin e sotëm ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, ku  Xhevit Hysenaj, nënkryetar i shoqatës 'K'cimi Tropojës', tregoi se Skënder Haklaj, ishte edhe nismëtari me të cilin ai punoi për ta çuar dosjen në UNESCO.  Ai tha se u deshën 12 vite punë që të bëhej dosja gati.

‘Skënderi ishte nismëtari i parë për të çuar kërcimin në UNESCO. Më pas edhe unë bashkë me Skënderin çuam dosjen në UNESCO. Ai ka bërë një punë të madhe, sepse do të ketë kujtesë në shumë breza. Për 12 vite nuk reshti kurrë, pasi u deshën 12 vite që të bëhej kjo dosje. Më pas u bë edhe  shoqata ‘Kcimi i Tropojës’ dhe bashkë me Ministrinë e Kulturës dhe me ndihmën edhe të Akademisë së Shkencës, dosja u plotësua dhe dorëzua në UNESCO. Kishte njerëz që thoshin që pse duhet që të shkojë, se vallen e kanë të gjithë traditë, por ‘Kcimi i Tropojës’, është i veçantë dhe duhet të jetë në UNESCO’, tha ai.

Hysenaj tregon edhe momentin kur mori lajmin se kërcimi ishte futur në UNESCO.

‘Unë sapo jam kthyer nga Kina dhe mora vesh që ‘Kcimi i Tropojës’ ishte futur në UNESCO. Kcimi bënë që çdo njeri të harrojë hallet dhe të bashkohet në kërcim. Isha në Kinë dhe e ne e kërcyem atje dhe erdhi një kinez që kërceu bashkë me ne’, tha ai.

Ai tha se tani që ‘K’cimi i Tropojës’ u fut në UNESCO është me rëndësi që të mbahet si trashëgimi kulturore. 

‘Puna nuk ka mbaruar. Tani ka filluar dhe tani janë obligimet për ta mbajtur kërcimin. Ky është fillimi i një pune të madhe organizuese dhe argëtuese. Çdo njeri me këtë kërcim harron hallet dhe problemet që ka, të gjithëve iu kërcen trupi. Prandaj duhet që të mbahet’, tha ai.

Koreografi Skënder Haklaj, i cili është edhe nismëtari për ta dërguar në UNESCO, u shpreh se tashmë ‘K'cimin e Tropojës’, do ta njohi e gjithë bota.

‘Folklori i një kombi është identiteti i tij. Ne me atë kërcim na njeh e gjithë bota. Por tashmë nga UNESCO do të vijë edhe mënyra se si duhet ta trajtojmë, si duhet që ta mbajmë. Duhet ta fusim në shkolla të mesme dhe 9-vjeçare, ta bëjmë mësim. Ta fusim në shkolla në të gjithë vendin, sepse tashmë duhet ta mësojnë të gjithë', tha ai. 

Koreografi  tha se është e vështirë edhe nga historianët që të caktojnë lashtësinë e tij.

'Lashtësia është sa ka rrënjë populli tropojanë. Ai ka motive të shqiponjës, bareshës, ka esencën e jetës blegtorale. Kcimi ka legjendën e sokolit, ka historinë e Tropojës, por vështirë të caktohet lashtësia e tij’, tha ai.    

I pyetur se pse është quajtur kcimi dhe jo vallja e Tropojës, ai tha sepse nuk është valle, por para valle.

‘Sepse kcimi është fjalë onomatopeike që e ka formuar vet populli i Tropojës dhe u arrit që të shkojë deri në UNESCO. Por,  nuk është valle, por është para valle. Nuk kapet as dorë- për dore dhe as krah për krah’, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin