Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur

TIRANË- Deputeti demokrat, Dash Sula i ftuar në Report Tv ka komentuar heqjen e masës arrest në shtëpie për ish-kryeministrin, Sali Berisha i akuzuar në dosjen ‘Partizani’. Sipas tij, impakt ka pasur edhe fitorja e Donald Trump në SHBA, ndërsa ndalet në vendin e Gjykatës Kushtetuese që vlerësoi se masa ndalim i daljes jashtë shtetit për Berishën ishte një masë e panevojshme.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Sula thotë se vendimi i Kushtetueses ishte i paqartë, pasi sipas tij ndërkohë masa arrest shtëpie nuk e lejonte atë të lëvizte jashtë shtetit. Por duhet theksuar se ndaj Berishës ishte caktuar masa detyrim paraqitjeje, të cilën ish0kryeministri nuk e zbatoi dhe për këtë arsye masa iu shtrëngua në arrest shtëpie.

“Janë disa faktorë sipas analizës sime dhe si e shoh situatën sot. 5 nëntori, me këdo që mund të flasësh, mund të mendojë pse fitorja e Trump do interferojë në Shqipëri. Fitorja e një presidenti të SHBA, në të gjithë botën interferon. Kjo më shumë ndodhi për shkak të rrethanave, mënyra se si humbi në 2020, që ka pasur edhe ndjekje penale, situata me drejtësinë dhe rikthimi në këtë lloj forme dhe fitorja që ishte e papritshme. Kjo ishte gjëja e parë, ka kaluar rreth 23 ditë

Ka një gjë, unë e kam parë me shumë vëmendje vendim e Kushtetueses, ishte një vendim me një dispropocionalitet, e thanë që është i paligjshëm vendimi për dalje jashtë shteti, ndërkohë që po qe në arrest shtëpie nuk del dot jashtë shtetit. Ishte në paqartësi për të mos e lënë as mish as peshk. Mos harrojmë dy rezoluta të PPE dhe situatën e opozitës, ku lideri u bë një vit gati brenda. Mënyra se si u bë ndryshimi i masës së sigurimit, la shumë për të dëshiruar. Unë kam pasur përplasjet me Berishën sa i përket marrëdhënieve me PD, kam thënë që kushtetuta është kushtetutë dhe duhet zbatuar. Po të ishte ndjek një rrugë procedurale përmes Kuvendit, s’do kishim këtë debat. Do jetë gabim nga ana e organit të procedurës të bëjë këtë për politikanët që kanë imunitet. Duhet të largohen, ose duhet ndërruar Kushtetuta dhe duhet të jetë më e qartë”, tha Sula në Report Tv.

Sipas tij, PD dhe opozita në Shqipëri ishte do ishin të varrosur nëse s’do fitonte Trump.

“Nëse s’do ishte fitorja e Trump, ne ishim të varrosur, si të djathtë si PD dhe opozitë në tërësi”, vijoi Sula.

Ai ndalet edhe goditjet që SPAK ka bërë përmes zbërthimit të bisedave në Sky Ecc dhe Encrochat, duke kthyer në vëmendje edhe një kërkesë të grupit të PD që politikanët të deklarojnë nëse i kanë përdorur këto dy aplikacione. Kjo sipas, Sulës është një emergjencë dhe akuzon PS se po e bllokon këtë nismë që e kanë dërguar tashmë edhe në Kuvend.

“E paimagjinueshme që politikanë të caktuar me SkyEcc që flasin me bandat. Marrëdhënie me krimin e organizuar, të cilët po tregojnë lidhjet e politikës me krimin. Çdo bandë, po të shohësh padiskutim që del edhe politika, që i përdorin për vota.

Nuk ke asnjë të opozitës që kanë dalë në përgjime. Unë për vete as nuk e mendoj. Kam qenë njeri që bashkë me Bardhin dhe Palokën që kemi ndritur zërin. Kemi kërkuar që deputetët të deklarojnë se kush e përdor Enchrochat dhe Sky. Pse bllokohet nisma, është emergjencë”, vijoi Sula.

E ndalur të zgjedhjet e 2025, Sula thotë se krimi duhet të qëndrojë larg poltikës dhe zgjedhjeve.

“Çdo person që merret me botën kriminale, duhet të rrijë larg politikës larg zgjedhjeve, të mos i prekë. Mazhoranca dhe Rama kur vjen ora, kryejnë punë. Të gjithë do duhet të shohin habitatin e tyre dhe mos të ngatërrohen me zgjedhjet”, thotë Sula.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos

Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos