Rritja ekonomike e vendit do të jetë nën nivelin 3%, ky është konkluzioni në të cilin ka arritur Komisioni Evropian, në një raport të publikuar së fundmi për të ecurinë ekonomike të Evropës.
Ashtu si edhe raportet e mëparshme të institucioneve të ndryshme edhe Komisioni Evropian vlerëson mungesën e energjisë elektrike si faktorin kryesor me ndikim negativ.
Sipas analizës së kryer thuhet se pavarësisht situatës jo pozitive të ekonomisë së Shqipërisë, do të vazhdojë procesi i reduktimit të borxhit publik. Pavarësisht se theksohet se buxheti është ende i lartë dhe në të ndikon edhe materializimi i detyrimeve të mundshme nga partneritete publike-private.
Raporti vazhdon më tej me analizimin e tregut të punës, ku vlerëson se papunësia në Shqipëri ka ardhur duke u reduktuar, pavarësisht se është në nivelin e 12%. KE thekson se niveli dyshifror i papunësisë pra mbi 10% do të vazhdojë deri në vitin 2021.
Sa i takon politikës monetare është ngritur shqetësimi i mosrealizimit të objektivit të Bankës së Shqipërisë për të kthyer në objektiv prej 3% të inflacionit që tani është mesatarisht në nivelin e 1.5%.
Në raport është përmendur edhe kreditimi i sektorit privat nga bankat tregtare, ku sipas KE-së pas disa vitesh rritje të ngadaltë kreditimi tashmë huadhënia bankare u rrit me më shumë se 6%. Po ashtu aty theksohet se kredia më e madhe është dhënë për bizneset e vogla.
“Kushtet e favorshme të financimit dhe konsolidimi i fundit në sektorin bankar është pritet të vazhdojë mbështetjen e aktivitetit të kredisë në 2020 dhe 2021” vijon më tej raporti. (Raporti i plote i KE-se)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor, 12:20
-
Zgjedhjet e 2025, Berisha mbledh Grupin e Tiranës: Sulm elektoral, të baltosemi rrugëve! Lubia Balluku firmosi 14 kontrata për 13 km rrugë, Rama në 'rreth të kuq'
10 Dhjetor, 19:01
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Europian, mandati nis më 1 dhjetor
27 Nëntor, 16:23
-
Von der Leyen i shpëton jetën pasagjerit në avion
21 Nëntor, 16:31
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor, 16:02
-
A do të sjellë 2025-ta një ndryshim të madh për udhëtarët në BE?
20 Nëntor, 09:32
-
Raporti i Komisionit Evropian/ Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8%! Në 2025-2026 do ketë ngadalësim! Investimet po përshpejtohen në gjysmën e dytë të vitit
15 Nëntor, 12:21
-
BE-ja gjobit kompaninë Meta me gati 800 milionë euro për praktika 'abuzive'
14 Nëntor, 16:12
-
Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, Sejko: Integrimi në BE do të na vë përpara sprova të mëdha, të bëhemi gati! Dhuka: Të ruajmë stabilitetin ekonomik
13 Nëntor, 11:50
-
A do ribashkohen Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në rrugën evropiane? Zëdhënësja e Komisionit Europian: Proces individual
31 Tetor, 20:15
-
Raporti i Progresit i BE-së: Gjeorgjia qortohet, entuziazmi për zgjerim zbehet
30 Tetor, 22:53
-
Raporti për Shqipërinë: Rekomandimet e KE-së në shumicën e rasteve janë zbatuar pjesërisht
30 Tetor, 21:51