KE, ja si do të ndahen 649 milionë
euro për Shqipërinë në 6 vjet

KE, ja si do të ndahen 649 milionë<br />euro për Shqipërinë në 6 vjet
TIRANE - Komisioni Evropian ka publikuar ndarjen e fondeve për 7 viteve të ardhshme, sipas rajoneve por dhe sipas sektorëve që do të përfitojnë. Për periudhën 2014-2020, BE ka miratuar buxhetin prej 11 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit por dhe Turqisë. Për Shqipërinë do të jepen 649.5 milionë euro ku dhe janë saktësuar fushat e investimeve.

Ndarjet në rajon
Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, do të kenë përafërsisht fonde të njëjta. Shqipëria do të marrë 649 milionë euro, Maqedonia 664.2 dhe Kosova do të përfitojë 645.5 milionë euro. Por se Mali i Zi parashikohet të marrë 270.5 milionë euro. Fondet më të mëdha do ti përthithë Serbia dhe Turqia. Kështu Serbia në 7 vite do të përfitojë 1.5 miliardë euro, ndërkohë që Turqia do të ketë gati sa fondi i gjithë vendeve së bashku, me 4.5 miliardë euro. Të gjithë fondet e parashikuara do të jenë në kuadër të përgatitjes për anëtarësim të këtyre vendeve në BE.

Shqipëria
Në publikimin e të dhënave bëhet e ditur se rregullat janë thjeshtuar për “IPA II”. Gjithsesi zbatimi i projekteve të financuara nga fondet e BE për Shqipërinë do të jenë nën monitorim. Të dhënat pritet të bazohen tek INSTAT, EUROSTAT, Banka Botërore dhe raportet vjetore të Komisionit. Gati gjysma e parave të BE-së, 320.5 milion euro, parashikohen për fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore, demokracinë dhe mirëqeverisjen. Gati 5 milionë euro do të shërbejnë për politikat sociale, punësimin dhe arsimin. Kjo kategori pritet të përfitojë 69 milionë euro deri në 2020-n. Bujqësia dhe zhvillimi rural kanë qasje në 92 milionë euro për 7 vitet e ardhshme, ku gjatë 2015-s nis lëvrimi i 9 milionë eurove të para. Zhvillimi rajonal dhe ekonomiko-social është përfituesi i dytë më i madh, me 168 milionë euro, nga të cilat 18 milionë euro parashikohen për vitin e ardhshëm. Në këtë sektor përfshihet mjedisi, transporti, energjia, konkurrenca e inovacioni.

Vëmendja
Megjithatë në rekomandimet kyçe të BE-së për Shqipërinë, është vënë theksi në luftën ndaj korrupsionit në gjyqësor por dhe te sistemi i të drejtës mbi pronësinë. Kjo dhe për shkak se shqetësimi kryesor i ngritur për Shqipërinë është korruptimi në gjyqësor por dhe mungesa e garancisë për të drejtën e pronës në Shqipëri. Por dhe garantimi i një administrate publike të qëndrueshme dhe efikase janë parë si një element i rëndësishëm. Kjo jo vetëm për shkak të shpenzimeve të realizuara për trajnimin e tyre por dhe për faktin se shërbimi ndaj qytetarëve dhe zbatimi i rregullave janë parime themelore në rrugën drejt integrimit.

Pas statusit, përfitimi nga 5 komponentët
Shqipëria prej qershorit të këtij viti është përfshirë si vend përfitues në të pestë komponentët IPA të financimit. Vendet e ballkanit kanë të drejtën që të aplikojnë deri në tre komponentët e parë të financimit. Ndërkohë që pas marrjes së statusit janë Shqipëria dhe Turqia që kanë mundësinë të aplikojnë. BE nga viti 2007 deri në 2013 ka dhënë rreth 532.4 milionë euro. Fondet janë dhënë për reformën në administratën publike, statistika, Tatime dhe Dogana, prokurimi publik, gjyqësori, të drejtat themelore, asistenca në reformën në Policinë e Shtetit etj. Jashtë vëmendjes nuk ka mbetur as mbrojtja e mjedisin dhe ndryshimet klimaterike si dhe infrastruktura rrugore. Ndërkohë që është theksuar dhe kontributi në krijimin e tregut të lirë dhe konkurrencës.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore