BRUKSEL - Në tremujorin e tretë ekonomia shqiptare shënoi një “kërcim” të fuqishëm, duke u rritur në masën 3.3 për qind nga një vit më parë. Por u shtuan shumë kreditë e këqia bankare dhe borxhi i jashtëm publik u rrit 9.8%. Këto janë disa nga konstatimet e raportit të Direktoratit Ekonomiko-Financiar të Komisionit Evropian për zhvillimet në vendet kandidate dhe në proces integrimi muajt e fundit.
KE përshëndet aksionin e nisur nga qeveria për të zgjidhur problemin afatgjatë të sektorit elektroenergjetik, duke ndëshkuar vjedhësit, ndërkohë që konstaton që të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë kontribuan pozitivisht gjatë periudhës gusht-tetor në rritjen ekonomike. Këto veçohet kthesa e ndërtimit, në rritje 7.5% në terma vjetorë, pas rënies së vazhdueshme vitet e fundit.
Por sektori industrial ka frenuar rritjen, kryesisht si pasojë e një prodhimi më të paktë të energjisë elektrike. Sipas Brukselit, këto të dhëna, së bashku me rritjen e konsumit, mund të sjellin një ecuri më pozitive për ekonominë shqiptare gjatë vitit 2015.
Sa i përket punësimit, KE konstaton se punësimi është rritur në masën 8.2 për qind në shkallë vjetore në tremujorin e tretë, nga niveli 1.6% në tremujorin e mëparshëm.
Shifrat nuk janë pozitive në sektorin e jashtëm të ekonomisë.
Kështu, në raport theksohet se deficiti i llogarisë korrente u rrit për të katrin tremujor rradhazi, me 66.3 për qind në shkallë vjetore. Këtu kanë ndikuar deficiti tregtar, me rënien e eksportit në masën 18.6%, por edhe transferimi i fitimit të ndërmarrjeve të huaja, që është 6-fishuar. Nga ana tjetër, prurjet e emigrantëve janë rritur pak, me 3.3%.
Investimet e huaja hyrëse shënuan një pakësim në masën 38.4 për qind në shkallë vjetore, kurse borxhi i huaj publik u rrit me 9.8%.
Shqetësuese për ekonomisë shqiptare, sipas raportit, mbetet fakti që kreditë e këqia u rritën më tej, nga 24.1%, në 24.9% e totalit të portofolit të kredive bankare vetëm në tre muaj, por sektori bankar vlerësohet pozitivisht. Në fushën e taksave, BE përshëndet rritjen e të ardhurave buxhetore në masën 12.6%, por kritikon rënien e investimeve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO