KE publikon raportin për Kosovën
në 28 tetor hapen negociatat e MSA

KE publikon raportin për Kosovën<br />në 28 tetor hapen negociatat e MSA
PRISHTINE - Komisioni Evropian sot publikon Raportin e Progresit për Kosovën, i cili do të prezantojë përparimet dhe ngecjet e republikës së Kosovës në rrugën dhe procesin drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
 
Ndërkaq, me 28 tetor Komisioni Evropian fillon negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe atë ditë në Prishtinë pritet të qëndrojë Komesioneri i BE-së për zgjerim Shtefan Fyle, shkruan Kosovapress.
 
Zyrtarët e institucioneve të Kosovës deri më tani, në deklarimet e tyre në media janë shprehur optimist se negociatat me Bashkimin Evropian sa i përket Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, do të përmbyllen shumë shpejt. Duke u nisur nga fakti se Kosovën ende nuk e kanë njohur pesë vende të Bashkimit Evropian, është e pritur që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit për Kosovën të mos ratifikohet nga Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qipro.
 
Ky qëndrim pritet të ndryshojë nëse ndonjëra nga këto vende e njeh pavarësinë e Kosovës deri sa të vijë koha e ratifikimit të marrëveshjes. Mirëpo, Komisioni Evropian nuk sheh pengesa në këtë drejtim, pasi në rastin e Kosovës do të vihet në funksion artikulli i 47 i Traktatit të Lisbonës.
 
Ky artikull i jep të drejtë, Komisionit Evropian që të nënshkruajë MSA-në me Kosovën në emër të të gjitha vendeve të BE-së, qoftë edhe pa u ratifikuar në parlamentet e vendeve anëtare. Tashmë, është e ditur se kryesuese e palës kosovare në negociatat për MSA do të jetë Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ndërsa në krye të negociatave nga BE-së do të jetë Jost Korte, zëvendësdrejtor në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerimin në Komisionin Evropian.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin