Komisioni Evropian rekomandoi sot heqjen e vizave për qëndrimet afatshkurtra në BE për qytetarët e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Kosovës deklaroi presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker. Komisioni u mblodh në mëngjes për t’i propozuar Këshillit të marrë vendime të shpejta mbi çështjen e liberalizimit të vizave për këto tre vende u shpreh  Juncker në përfundim të një mbledhje evropiane në Bruksel.