KE: Respektoni marrëveshjen e
2012-ës për Kodin Zgjedho
Zëdhënësi i Komisionerit Europian për Zgjerimin, Peter Stano, flet për “A1 Report!”: "Qëndrimi i Komisionerit Fyle, është që politika t’i përmbahet atij konsesusi që është arritur; të flitet sipas marrëveshjeve të arritura ndërmjes Qeverisë dhe opozitës. Bëjmë thirrje që të rivendoset ky konsensus".
TIRANË – Zëdhënësi i Komisionerit Europian për Zgjerimin, Peter Stano, flet për “A1 Report!” mbi zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në Kuvend dhe situatën e krijuar prej kësaj ngjarjeje, në
KQZ dhe Kuvendin e Shqipërisë.
Ai u shpreh se "në çdo moment ju ndjekim me shumë kujdes. Doja të theksoja marrëveshjen për Kodin Elektoral që është arritur me konsensus një vit më parë dhe bëjmë thirrje që të vendoset kjo marrëveshje. Kërkojmë që të respektohet ky obligim nga të gjitha forcat politike. Marrëveshja e arritur vitin e kaluar ishte një mënyrë për ta çuar vendin drejt BE-së. Së fundi, ky konsensus ishte për të mirën e vendit.
Theksoj që të respektohet Kodi Elektoral që është arritur ndërmjet gjithë forcave politike. Qëndrimi i Komisionerit për Zgjerimin, Fyle, është që politika t’i përmbahet atij konsesusi që është arritur, të flitet sipas marrëveshjeve të arritura ndërmjes qeverisë dhe opozitës dhe bëjmë thirrje që të rivendoset ky konsensus.
Të gjitha përgjigjet i keni në Kodin Elektoral.
Qëndrimi ynë është ligji: marrëveshja për Kodin Elektoral duhet të zbatohet. Brukseli, BE-ja i sheh zgjedhjet e 23 qershorit si një sinjal. Ne i kemi sytë në Shqipëri” - përfundoi Stano.
Marrëveshja për Kodin Zgjedhor e vitit 2012, në nenin 18 te saj, ku flitet për ndërprerjen para kohe të mandatit te KQZ-së, nuk parashikon në asnjë pikë, shkarkimin në rast se prishen balancat politike, siç ka ndodhur në rastin konkret kur LSI-ja u largua nga koalicioni.
Në nenin 14, ku flitet për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së, parashikohet që: Dy anëtarë të propozohen nga partia mazhoritare në parlament; dy anëtarë, nga partia opozitare që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend; anëtari i pestë propozohet nga partia me shumicë parlamentare, por duke përjashtuar partinë më të madhe të grupimit të shumicës.
Anëtari i gjashtë zgjidhet nga partia e opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës.
Anëtari i KQZ-së ka mandat gjashtëvjeçar. Propozimi për shkarkimin e anëtarit e KQZ-së miratohet nga Kuvendi dhe bëhet vetëm me propozim të KQZ-së,ndryshe nga rasti konkret kur ai u propozua nga komisioni i Ligjeve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
70.4%
-
Jo
26.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 939
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55