KE: Shteti shqiptar ka cenuar
të drejtën e pronës

KE: Shteti shqiptar ka cenuar<br />të drejtën e pronës
TIRANE- Duke u nisur nga moria e vendimeve gjyqësore të Strasburgut në favor të ish-pronarëve shqiptarë, Këshilli i Evropës ka konstatuar se ka patur vazhdimisht gjatë viteve cenim të së drejtës së pronës ndaj individëve shqiptarë nga ana e shtetit. Kjo ka ardhur si pasojë e pengesave dhe vështirësive për realizimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave.

Gjykata Evropiane, në vendimet e saj për disa raste të përsëritura nga Shqipëria, ka konstatuar se mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë apo i vendimeve të komisioneve të pronave në kohë, vendime të cilat i konsideron si “quasi gjyqësore”, ka cenuar të drejtën e ankuesve për proces të rregullt ligjor, në të njejtën kohë edhe me të drejtën e pronës, që është një e drejtë themelore e njeriut.

Gjykata ka vlerësuar, gjithashtu, se sistemi juridik në vendin tonë “nuk ofron mjete ligjore efektive ankimi për adresimin e mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, çfarë përbën cenim të së drejtës së ankuesve për mjete efektive ankimi”.
Mosekzekutimi i vendimeve ka ardhur si pasojë e problemeve dhe vështirësive që hasen lidhur me zbatimin e ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, lidhur me procesin e regjistrimit të pronave, si dhe lidhur me sigurimin e mjeteve juridike efektive në rastet e mosekzekutimit të vendimeve përfundimtare gjyqësore.

Këshilli i Evropës, në këtë mënyrë, kritikon, si sistemin ligjor në Shqipëri, ashtu edhe zbatimin e tij në praktikë, duke filluar nga mangësitë që konstatohen në hipoteka e kadastra, deri te mungesat e theksuara të efektivitetit të përmbarimit gjyqësor.

Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!

Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!