BRUKSEL – Në pëfundim të takimit të katërt me palën shqiptare, pjesë të Këshillit të Stabilizim Asociimi Shqipëri – BE, komisioneri europian Stefan Fyle i kërkoi partive politike të mbyllin deri më 24 maj miratimin e reformës zgjedhore dhe atë parlamentare.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Fyle deklaroi se afati i sotëm për reformën zgjedhore (15 maj) nuk është një mur betoni, por gjithcka duhet të marrë fund deri më 24 maj, përpara se të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit të ri.
FYLE: KA PROGRES, PRESIDENTI PAS 24 MAJIT
Në konferencën e përbashkët për shtyp, komisioneri Fyle deklaroi se është kritike për Shqipërinë që reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare të përfundojnë përpara 24 majit kur pritet të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit.
“Në këtë mënyrë paketa e nëntorit zbatohet, sepse ndryshe do bëhet pjesë e problemit. Kjo është mënyra ekzakte. Zgjedhjet presidenciale të bëhen në përputhje me Kushtetutën. Shqipëria mund t’i përmbushë sfidat për 12 prioritetet. Ka patur një ndryshim dramatik të atmosferës. Takimi i sotëm është përqëndruar në zgjidhjet për të ecur përpara. Vlerësoj punën e të gjithë palëve në Shqipëri”,tha ai.
HAXHINASTO: DO RESPEKTOJMË INSTITUCIONET
Për ministrin e jashtëm Haxhinasto, situate politike në Shqipëri është në ndryshim pozitiv.
“Takimi i sotëm u zhvillua në një klimë të re. Ka progress të qartë dhe sic tha zoti Fyle për disa prej zgjidhjeve që të kemi sukses. Sot arritëm në përfundimin se Shqipëria i ka të gjitha kapacitet për të plotësuar rekomandimet.
Konfirmojmë se për zgjedhjen e presidentit dhe procesi do të jetë konform Kushtetutës dhe do të jetë një sinjal se situate politike do të jetë konform marrëdhënieve me BE, por edhe në respekt të institucioneve”, tha ai gjatë konferencës në Bruksel.
BUSHATI: NESE KA VULLNET, AFATET FINALIZOHEN
Përfaqësuesi i PS, Ditmir Bushati në takimit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri theksoi se nëse ka vullnet politik, tryezat për reformën mund të finalizohen në afatin e kërkuar nga KE. “Besoj se nëse ka vullnet politik ne do pastrojmë tryezën më shpejt se data 24 maj. Ka një pikëpamje të përbashkët që paketa e Nëntorit nuk është zbatuar sic duhet dhe kjo është arsyeja pse po i japim më shumë kohë këtyre reformave të materializohen për të katrën herë. Shpresoj se 10 ditë janë të mjaftueshme”.
DJE SEANCA DEGJIMORE NE PARLAMENTIN EUROPIAN
Në komisonin e jashtëm të Parlamentit Europian zhvilloi dje seancë dëgjimore për situatën në Shqipëri dhe plotësimin e 12 rekomandimeve të kërkuara për anëtarësim.
Delegeacioni shqiptar kryesohet nga ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto, ministrja e integrimit, Majlinda Bregu dhe deputeti socialist, Ditmir Bushati.
“Lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë një prioritet për qeverinë shqiptare. Partitë janë pranë një marrëveshjeje për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë. Shqipëria ka një kornizë ligjore domethënëse për respektimin e të drejtave të njeriut. Censusi u zhvillua sipas standardeve ndërkombëtare. Kemi besim që ky do të jetë viti që shqipëria do të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit në be. Ka pasur progres të dukshëm në të gjitha fushat. Jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat që kemi përpara”, tha ministri Haxhinasto.
PS, BUSHATI: QEVERIA TE KTHEJE FJALET NE VEPRA
"Kur kryeministri i adresohet parlamentit lideri i opozitës duhet të ketë të drejtën për t’u përgjigjur. Procudeura e votimit për gjykatën e lartë dhe kushtuese ka qenë të politizuara. Pjesa më e madhe e kandidatëve të presidentit topi janë hedhur poshtë nga mazhoranca. Gjykata e lartë ka mbetur me 16 në vend të 17 anëtarëve. Do vazhdojmë të japim kontributin tonë për cështje të tjera që kërkojnë 3/5 në parlament dhe për të cuar përpara reformat. Kërkojmë nga qeveria që t’i kthejë fjalët në vepra", tha Bushati.
BREGU: KOHA PER TE QENE BASHKE
"Ishte koha që të na shikonit të gjithë këtu bashkë. Mendoj se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Pavarësisht të gjithë çështjeve problematike, shpirti i dialogut do të jetë mbi gjithçka. Unë besoj se kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Ka pasur një frymë tjetër kohët e fundit. Në emër të qeverinë kam shprehur edhe angazhimin për heqjen e imunitetit si një kusht të ri për marrjen e statusit. Ne kemi të njëjtin opinion në parlament. Imuniteti është dicka që nuk mund të na pengojë ne në luftën kundër korrupsionit. Kjo është koha e duhur për ta bërë. Mendoj se nuk ka arsye për ta bërë. Nëse deri në nëntor ka pasur shumë shqetësim, ngritur në takimet që kemi patur, ne jemi këtu për të treguar se ky dialog është duke vazhduar dhe do të vazhdojë", tha ministrja e integrimit.
KUKAN: VELRESOJME BASHKEPUNIMIN E RI
“Është mirë që po marrim lajme të mira nga Tiranë... kishte ardhur koha! Koha po ecën shpejt. Ka nevojë për rezultate të prekshme. Personalisht jam i kënaquër që tani situata ka ndryshuar. Dua të vlerësoj punën e komisionit. Nuk kam durim... do të doja të shikoja vendin tuaj të ecë përpara. Vetëm kur këto reforma të jenë materializuar, vetëm atëherë do të jetë e mundur për të ecur përpara. Mesazhi im i vërtetë është se ne jemi të kënaqur që situata është duke ndryshuar për mirë në shqipëri. Unë e besoj këtë. Ne do të ishim më të lumtur sikur kjo të ishte një trend i vazhdueshëm”, tha anëtari I Parlamentit Europian, Eduard Kukan.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com