Mbështetja që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri ndaj thirrjeve për bojkot të mallrave franceze paraqet edhe një pengesë të mëtejshme, në përpjekjen e Turqisë, për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, tha të martën Komisioni Evropian.
"Thirrjet për bojkot të produkteve të çdo vendi anëtar janë në kundërshtim me frymën e këtyre detyrimeve dhe do ta çojnë Turqinë edhe më larg Bashkimit Evropian", tha një zëdhënës i KE-së.
Turqia aplikoi për t'u bashkuar me Komunitetin e atëhershëm Ekonomik Evropian më 1987 dhe filloi negociatat zyrtare të pranimit në Bashkimin Evropian më 2005, por bisedimet konsiderohen si të ngrira.
Protestat shpërthyen në disa vende, kryesisht myslimane, pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbrojti të drejtën e publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, pas vrasjes së një mësuesi francez.
Mësuesi i historisë Samuel Paty u vra në rrugë më 16 tetor pasi ndaj tij u zhvillua një fushatë në media sociale duke e kritikuar për shfaqjen para studentëve të karikaturave të profetit Muhamed, gjatë një ligjerate për lirinë e shprehjes.
Turqia e ka dënuar vrasjen, por Erdogan gjithashtu ka rifilluar luftën e tij të gjatë dhe të ashpër të fjalëve me Macronin dhe ka shtuar thirrjet për bojkotimin e mallrave franceze.
Ky veprim është kritikuar nga disa udhëheqës evropianë.
Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr procesin e aplikimit në BE, ka paralajmëruar se një bojkot zyrtar i produkteve franceze do të shkelte kushtet e marrëdhënies së Turqisë me bllokun.
"Marrëveshjet e BE-së me Turqinë parashikojnë tregtinë e lirë të mallrave", tha zëdhënësi/ REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Lufta në Gaza/ Hamasi: Do respektojmë marrëveshjen, grupi tjetër do të lirohet të shtunën e ardhshme! BE: Dritë shprese, të lehtësuar!
19 Janar, 19:07
-
Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare
18 Janar, 18:21
-
Mbretëria e Bashkuar do të rrisë çmimin e lejeve të udhëtimit për vizitorët nga BE me 60%
18 Janar, 10:17
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17