Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është zhvilluar mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF. Forumi më i lartë i zgjedhur i Futbollit Shqiptar ka vendosur në bazë të statutit thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2014, të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kjo Asamble do të zhvillohet më datë 28 shkurt 2014. Në këtë mbledhje të fundit, Komiteti Ekzekutiv ekzistues miratoi edhe rendin e ditës për Asamblenë e Përgjithshme.

Në këtë mbledhje do të zgjidhet edhe presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Komiteti Ekzekutiv. Deri më tani nuk është paraqitur ende asnjë kandidaturë, por sipas të gjitha gjasave, Armando Duka pritet që të rikandidojë për të katërtën herë në krye të institucionit më të lartë të futbollit në Shqipëri.


Dylber Balla/shqiptarja.com